Skandalet e VIP-ave/ Historitë tronditëse të martesave dhe lidhjeve me të mitura e kushërira (FOTO)

11/11/2020 16:15

Ata janë njerëz që adhurohen për artin që bëjnë. Por, shumë prej artistëve kanë një jetë jo shumë të rregullt. Madje, shumë prej tyre janë përfshirë në skandale të ndryshme.

Më poshtë po sjellim disa nga të famshmit dhe historitë e tyre, që janë martuar ose kanë pasur lidhje me të mitra ose të afërme të tyre.

Jerry Lee Lewis ishte 22 vjeç kur u martua me kushërirën e tij të tretë, Myra Gale Brown 13-vjeçare. Shtypi e zbuloi këtë pasi Brown i tha aksidentalisht një gazetari se ajo ishte gruaja e Lewis. Turneu i tij u anulua dhe Myra Williams (e njohur më parë si Myra Gale Brown) tha në një intervistë me Cuepoint se “karriera e tij mori të tatëpjetën”.

Wilmer Valderrama ishte 29 vjeç kur u takua me Demi Lovato, 17 vjeç, por të dy nuk filluan një lidhje derisa Demi mbushi 18 vjeç. Ata ishin së bashku për gjashtë vjet para se të ndaheshin në 2016-ën.

Wilmer doli gjithashtu me Lindsay Lohan në 2004 kur ai ishte 24 dhe ajo ishte 18 (megjithëse ata dyshohet se e filluan lidhjen e tyre kur ajo ishte 17).

Jerry Seinfeld u takua me Shoshanna Lonstein në Central Park në 1993, kur ai ishte 38 vjeç dhe ajo ishte vetëm 17 vjeçe.

Ata pretenduan se ishin “thjesht miq”, derisa ajo mbushi 18 vjeçe dhe më pas e bënë publike marrëdhënien e tyre. Ishin bashkë për 4 vjet dhe u ndanë pak pasi Shoshanna mbaroi kolegjin.

Doug Hutchison ishte 51 vjeç kur u martua me 16-vjeçaren Courtney Stodden. Nëna e saj ishte dakord dhe babai e çoi në altar. Ata u divorcuan në fillim të vitit 2020.

Don Johnson ishte 22 vjeç kur filloi të dilte me 14-vjeçaren Melanie Griffith. Ata u shpërngulën së bashku, kur ajo ishte 15 vjeç.

Bill Wyman ishte 47 vjeç kur filloi të dilte me 14-vjeçaren Mandy Smith. Ata u martuan kur ajo ishte 18 vjeç. “Dita e martesës është paksa e paqartë tani. Nuk e ndjej se kam qenë unë,” tha ajo në një intervistë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel