Pacienti me koronavirus u hodh nga kati i dytë i QSUT, reagon policia

10/11/2020 12:54

TIRANË- Një tjetër person është hedhur nga lartësia e spitalit ku po trajtohej për shkak të infektimit me koronavirus.

Ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e sotme, në spitalin ‘Covid 1’ (QSUT), në kryeqytet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia:

Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe  vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
5/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA