“Miss USA 2020″

Asya Branch, 22-vjeçarja nga Mississippi është zgjedhur fituese e “Miss USA 2020″.

Konkursi i bukurisë u transmetua të hënën në mbrëmje në FYI pasi është shtyrë disa muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Shfaqja u zhvillua në Graceland të Elvis Presley në Memfis të Tennessee.  Branch raportohet se ishte afro-amerikanja e parë që u emërua “Miss Mississippi”.

Sipas revistës People, ajo vjen nga Booneville dhe ka në plan të zhvendoset në Neë York për detyrat e saj të reja.

Asya, e cila u diplomua nga “Ole Miss”, gjithashtu interpretoi himnin kombëtar në një tubim të Trump në shtetin e saj në tetor 2018.

Kompeticionet e bukurisë si “Miss USA” dhe “Miss Ten USA” mbahen çdo vit në pranverë apo në fillim të verës.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA