Lamtumirë Koço Devole!/ Bashkëpunuan në filmin “Dy gisht mjaltë”, Ermal Mamaqi: Modestia e bënte madhështor

09/11/2020 13:32
Pjesë nga filmi “Dy gisht mjaltë”

Ndarja nga jeta e aktorit Koço Devole ka sjellë trishtim tek shumë artistë shqiptarë e sidomos ata që bashkëpunuan me të.

Aktori Ermal Mamaqi në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live” ka treguar eksperiencën e tij gjatë xhirimit të filmit “Dy gisht mjaltë”. Ai tregon se Devolen e bënte madhështor modestia e tij. Mamaqi gjithashtu ka treguar një prej skenave më komike gjatë xhirimeve të filmit.

“Janë dashur 5 ditë që të formulohej roli i tij në film. Ai thoshte gjithmonë se unë nuk jam si aktorët e tjerë se e shkruaj vetë rolin tim. Modestia e tij e bënte edhe më madhështor, ai vinte si hije e se dije se ku rrinte, nuk dukej fare. Ishte një rast, ku kishte ardhur ora për të bërë provat dhe asistentja ishte bërë dyllë e verdhë se s’po e gjente dot dhe më në fund kur e gjeti ai na tha ‘juve po vonoheshit e unë ia futa gjumit’. Ai ia kishte futur gjumit në një krevat të spitalit. Koço fliste një fjalë e thoshte gjithçka”, tha Mamaqi.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel