Pas protestave të shumta dhe grevës së tejzgjatur të urisë, më në fund naftëtaret kanë vendosur që ditën e hënë, të fillojnë bisedimet me kryeministrin për gjetjen e një zgjidhjeje.
Vendimi është marrë nga naftëtarët dhe gratë në ditën e 25 të grevës së urisë.
Kreu i sindikatës së naftëtarëve shpreson se takimi me kryeministrin do te jete edhe fundi i te gjitha problemeve ekonomike qe kane 900 punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh.
“Vendimi është marrë pak më parë nga naftëtarët dhe gratë pjesëmarrëse në grevën e urisë. Nesër ato do të ndërpresin grevën, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje për pagat e prapambetura. Në të kundërt do të rikthehen në grevë dhe protestat do të vazhdojnë’, tha Sokol Dautaj kreu i Sindikatës së naftëtarëve
Pas këtij vendimi ka reaguar kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se i vjen keq për ka shumë ditë mundimi të panevojshme, pasi qeveria ka qenë e gatshme për bashkëbisedim. ai prêt qe te zgjedhin përfaqësinë dhe të hënën do të shkojë t’i takojë për bisedime.
Top Channel