Kanye West kandidat për president/ Në 12 shtete mori vetëm 60 mijë vota. “Kandidoj sërish pas 4 vitesh”

08/11/2020 03:13

Kanye West shkaktoi habi të madhe me vendimin e tij për të marrë pjesë në garën për Shtëpinë e Bardhë, vendim të cilit i qëndroi deri në fund. Emri i reperi u shfaq në fletët e votimit në 12 shtete, duke humbur afatin e regjistrimit në shumicën e shteteve të tjera.

Gjithsej ai ka arritur të marrë 60 mijë vota, nga të cilat më shumë se 10.000 i mori vetëm në Tenesi ku zakonisht favorizohën më shumë republikanët. Por karriera politike e West mund të mos quhet ende e mbyllur, sepse përmes një mesazhi në Twiiter sinjalizoi se ka ndërmend të jetë sërish kandidat pas 4 vjetësh.

Kur shpalli kandidaturën në korrik, West u shpreh se platforma e tij ishte modeluar sipas Wakandës, mbretëria e trilluar nga Black Panther. I pyetur se përse kishte zgjedhur atë emër partie ai u shpreh:“Sepse kur fitojmë, është festa e ditëlindjes së të gjithëve.”

Kandidatura e tij bëri që West të kthehej në subjektin e një numri të madh kritikash dhe shqetësimi për shëndetin e tij, pasi bëri disa komente bëfasuese si ai kur tha se abolicionistja e njohur e shekullit të 19-të Harriet Tubman “nuk i çliroi kurrë skllevërit, thjesht që ata të shkonin të punonin për njerëz të tjerë të bardhë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA