Në ditën e parë dhe të dytë të mbylljes së përgjitshme të Greqisë organet e Rendit kanë kryer rreth 100.000 kontrolle pasi qindra greke nuk kanë respektuar rregullat e reja të vendosura të përkufizimit të lëvizjes.

Pamjet televizive tregojnë rrugët thuajse bosh të Athinës, por ende nuk po kuptohet se vala e dytë e pandemisë duket se deri tani është tepër agresive.

Pas 34 personave që humbën jetën të shtunën, edhe të dielën 35 të tjerë i janë shtuar listës së vdekjeve nga koronavirusi, shifra rekord që e kanë çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 784.

Por rekord është regjistruar edhe tek numri i personave të intubuar që ka shkuar në 228. Theksohet se mbi 2000 pacientë trajtohen tashmë në spitalet greke me koronavirus dhe ato punojnë tashmë në limitet e tyre. Sidomos në qytetin e Selanikut po boshatisen pavionet e tjera të spitaleve për tu kthyer në pavione- covid në ditët e ardhshme.

Në 24 orët e fundit përsëri numri i rasteve ka qenë i lartë, 1914, duke e çuar numrin e përgjithshëm prej fillimit të pandemisë në gati 56700 persona të prekur. Vendin e parë përsëri e mban Selaniku me 483 raste, i ndjekur nga Athina me 396, Pella me 125 dhe Kilkis me 106.

Gjithashtu shqetësim ka në Selanik nga organet shëndetësore edhe për shkak të faktit se janë konstatuar shumë persona të prekur në një azil pleqsh, si dhe mbi 56 të burgosur dhe 6 gardianë në burgun e Dhiavatase, ku kryejnë dënimin edhe shumë shtetas shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA