Rrjetet amerikane “ndëshkojnë” presidentin Trump

06/11/2020 11:52

Tre transmetuesit më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ABC, CBS dhe NBC, e ndërprenë transmetimin e konferencës për shtyp të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten, pasi presidenti bëri deklarata të pabazuara për integritetin e zgjedhjeve.

Trump nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve dhe akuzoi demokratët për përpjekje për të vjedhur zgjedhjet dhe bëri deklarata të pasakta në lidhje me republikanët që, sipas tij, nuk ishin lejuar të vëzhgonin procesin e numërimit të votave.

Presidenti tha se avantazhi që ai kishte në shtetet e lëkundura po “eliminohej fshehurazi” ndërsa vazhdonte numërimi i votave. Trump zgjodhi ta mbante konferencën e tij për shtyp në orarin më të ndjekur të lajmeve çka edhe mblodhi një audiencë të madhe para televizioneve, por folësit ndërhynë pas disa minutash për të korrigjuar disa prej deklaratave të tij të pabaza.

Edhe pse rrjetet e tjera CNN dhe Fox News, vazhduan transmetimin Live, vendimi i transmetuesve të tjerë për tu shkëputur, e privoi Trump nga një audiencë domethënëse. MSNBC, ishte i pari transmetues që u shkëput të enjten nga konferenca e presidentit, pas vetëm 35 sekondash. Ky kanal, ka një qëndrim liberal dhe ka qenë më agresiv se shumë të tjerë në vendimet për të transmetuar apo jo presidentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA