Përballoi 3 sulme terroriste, gazetarja tregon tmerrin në Vienë: Menduam se ishte radha jonë
03/11/2020 20:16
Gazetarja Fjorda Llukmani ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon nga ku tregoi përjetimin e sulmit terrorist në Vienë.
Fjorda tregoi se ndodhej në një kinema rreth 3 km larg vendngjarjes, në momentin kur u njoftua nga grupi shoqëror se ç’ ishte duke ndodhur.
“Në fillim s’e besova, mendova se po e bënin qimen tra”, tha ajo, duke shtuar se më pas situata u bë serioze dhe u shqetësuan sesi do ktheheshin në shtëpi.
Llukmani pohoi se ky ishte sulmi i tretë terrorist që kishte përjetuar, pas dy të Stambollit, gjë që e ndihmoi të ruante qetësinë.
Top Channel