E marta e parë e nëntorit është dita e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe këtë vit gara është mes Donald Trump dhe demokratit Joe Biden, dy cepat më të largëta të ringut të politikës amerikane.
Vendi tashmë është i polarizuar politikisht dhe në këtë ndeshje të saj përfshihet edhe sporti amerikan. Në fakt janë të shumta rastet kur sportistët kanë ngritur zërin me forcë dhe janë shprehur qartë në favor të Biden, madje kanë ndërmarrë fushata për pjesëmarrje në votime të shtetasve amerikane pasi besojnë se një pjesëmarrje e lartë favorizon kandidatin demokrat.
NBA dhe NFL, ku 70% e futbollistëve janë me ngjyrë, janë ligat që kanë luftën më të ashpër me Donald Trump per shkak edhe te racizmit te shfaqur pas vrasjes se George Floyd dhe plagosjes se Jacob Blake. NBA me Lebron James në krye kreu një bojkot gjatë zhvillimit të kampionatit në Florida, një veprim që u pasua nga ai Naomi Osakës që kryesoi bojkotin në New York dhe i ligave e tjera të mëdha NFL, MLB madje dhe hokeji në akull duke indjinuar shume Trump.
James është një prej nxitësve të nismës ‘More than a vote'(Më shumë se një votë) ku u përfshinë artistë e sportisë si tenistja Sloane Stephens apo atletja Allyson Felix. Po kështu edhe Megan Rapinoe, mbrojtëse e të drejtave LGBT është shfaqur shumë aktive. Colin Kaeperenick, ish quarterbacku i 49ers e pagoi shtrenjtë sfidën ndaj Trump në 2016 me vendosjen e gjurit në tokë gjatë himnit amerikan. Por që nga ai moment gjërat kanë ndryshuar. NFL këtë radhë është shfaqur akoma më aktive nën drejtimin e NBA kunder presidentit aktual. Trump anuloi vizitën e skuadrës Eagles kampione e Super Boël 2018 sepse disa prej lojtarëve nuk deshën të shkonin në shtëpinë e bardhë. Po kështu Stephen Curry i Golden State në NBA refuzoi të vizitojë Shtëpinë e Bardhë dhe Trump vendosi veton ndaj Warriors. Ndërsa Trajneri i San Antonio Spurs, Gregg Popovich shkoi shumë larg teksa e përkufizoi Trump, një president sociopat dhe idiot. Megjithatë presidenti aktual ka edhe mbështetës në fushën sportive atë të UFC dhe WWW. Amerika voton të martën dhe sporti mori pjesë në ndeshjen politike.
Top Channel