Si asnjë herë më parë! Rinën vjen e “rrëmben” i dashuri i saj Sin Boy nga skena e “Shiko Kush LUAN”

01/11/2020 00:02

Puntata e gjashtë e “Shiko Kush LUAN” sapo mbaroi dhe mbrëmja e sotme ishte plot surpriza dhe të papritura siç edhe u premtoi moderatorja dhe autorja e emisionit Luana Vjollca.

Sonte çfarë nuk prisnim të ndodhte si nata e “Halloween” që ishte dhe një ndër surprizat ishte në fund të emisionit. Skuadra e kuqe ishte fituesja e mbrëmjes së sotme ku në këtë skuadës ishte edhe reperja dhe këngëtarja e njohur Rina Balaj.

Si asnjëherë më parë në emision futet në skenë dikush nga “backstage” dhe bëhet fjalë për të dashurin e Rinës, reperin me famë në Greqi edhe në Shqipëri, Sin Boy.

Sin Boy futet në skenë papritur edhe “rrëmben” Rinën nga emisioni duke i thënë me shaka: “Hajde të ikim në shtëpi tani se u bë vonë, ngela pa bukë!”. Para se të largoheshin nga skena çifti i njohur dhuroi një puthje mes njëri-tjetrit dhe dukeshin mjaf të dashuruar, madje Agustin Gega (Sin Boy) shtoi: “Rina ka fituar dy herë, pasi ka fituar edhe zemrën time!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA