Opozita në Gjeorgji: Nuk do e njohim rezultatin e zgjedhjeve parlamentare

01/11/2020 17:30

Partia në pushtet “Ëndrra gjeorgjiane” ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 31 teto. Por, partia më e madhe opozitare nuk po e pranon rezultatin zgjedhor dhe ka bërë thirrje për një protestë në Tbilisi teksa vëzhguesit ndërkombëtar thanë se procesi zgjedhor ishte “larg të qenurit perfekt”.

Vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), thanë se zgjedhjet në shtetin prej 3,7 milionë banorësh ishin “konkurruese”, por thanë se “në përgjithësi, të drejtat thelbësore janë respektuar”.

Por, në gjetjet e para të OSBE-së, që u prezantuan në një konferencë për media, thuhet se disa faktorë “zvogëluan besimin e publikut në disa aspekte të këtij procesi”.

Me pothuajse 99 për qind të votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se partia “Ëndrra gjeorgjiane” ka fituar 48.1 për qind të votave, ndërkaq partia kryesore opozitare “Lëvizja e Bashkuar Kombëtare”, ka fituar 27.12 për qind të votave.

Dalja në zgjedhje ishte 56 për qind e trupit votues.

Parlamenti gjeorgjian ka 150 ulëse, ku 120 deputetë zgjidhen nga listat partiake ndërkaq 30 deputetë zgjidhen nga qarqet.

Opozita po kërkon zgjedhje të reja.

Lideri i partisë opozita “Lëvizja e Bashkuar Kombëtare”, Nika Melia tha se “këto nuk ishin zgjedhje, ishin luftë”.

Sipas një lideri tjetër opozitar, Shalva Natelashvili, rezultatet zgjedhore janë jolegjitime dhe “qeveria është uzurpuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA