Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ishte i ftuar sot në një lidhje Skype me emisionin “Open” në Top Channel për të folur për masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve pas rritjes së rasteve me Covid.
Pipero tha se ishte dakort me vendimet e marra duke marrë parasysh ecurinë e virusit tanimë.
Ai shtoi se vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret e lokalet, pra vendet ku njerëzit janë më pranë njëri-tjetrit.
“Vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret, restorantet. I sugjerova që atëherë komitetit të ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet.
Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me ecurinë e valës së virusit. Prandaj jam dakort me vendimet e reja,” tha Pipero.
Top Channel