Debatet e krijuara në studio rreth një javë më parë, sollën në përjashtimin e Shqipe Hysenaj nga emisioni i “Për’Puthen”. E gjitha nisi pas takimit të Teas dhe Gracianos.
Shqipja ishte kundër orientimit seksual të djalit e për këtë arsye u nervozua së tepërmi me Tean, duke degjeneruar më pas në sharje e fyerje.
Në një moment të debatit, Shqipja i drejtohet Teas me fjalët: “Avash, qetësohu, të paska bërë keq baloni më duket”, duke iu referuar këtu ndërhyrjes që Tea ka bërë në stomak.
Kaq mjaftoi që Tea të largohej nga emisioni, e pas saj vrapuan edhe disa konkurrentë të tjerë, përfshirë këtu edhe Andin. Një ditë më pas, produksioni i “Për’Puthen”, lajmëroi përjashtimin e Shqipes nga emisioni.
Disa nga konkurrentët e cilësuan të drejtë vendimin, ndërsa disa të tjerë mendonin që Shqipja e meritonte një shans të dytë. Ndonëse publiku, ishte në pritje që Shqipja do të rikthehej sërisht, ishte vetë ajo që lajmëroi me anë të një statusi në rrjete sociale qëndrimin e saj.
Shqipja theksoi se rrugëtimi i saj në “Për’Puthen” ka mbaruar, e shtoi se nuk do të shfaqet më në emision. Megjithatë 28-vjeçarja tha se për çdo vendim do të lajmërojë fansat e saj.
Top Channel