Tea u ndje disi e fyer se përse Arjoni pranoi të dilte në një takim me Anën, kur takimi mes tyre ende nuk ishte zhvilluar.
Ajo gjatë bisedës mes tyre tha se i vjen keq nga veprimi i Anës, duke qenë se edhe ajo nuk e ka zgjedhur Fatjonin në një takim, sepse ata e kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin.
Ndërkohë Ana, pyeti Arjonin nëse dëshiron të dalë në një takim të tretë me Tean dhe të mos dalë me të. Por djali tha se është i palëkundur në zgjedhjen e tij dhe dëshiron që takimi mes tyre të realizohet, duke e përshkruar bukuroshen brune si një vajzë të mrekullueshme.
Arjoni: Po e kuptojmë të gjithë në studio, unë kam zgjedhur Anën, një vajzë të mrekullueshme.
Ana: Do të doje të kishe një takim të tretë me Tean, apo do të vazhdojmë takimin bashkë.
Arjoni: Do të vazhdojmë takimin bashkë, unë nuk bëj hapa prapa.
Top Channel