Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ Gazetarët ‘shikojnë vdekjen me sy’, raketa i ra…

28/10/2020 17:52

Një grup gazetarësh të Euronews, janë rrezikuar së tepërmi pasi një raketë armene, për pak sa nuk ra mbi makinën që ato po udhëtonin.

Gazetarët po qëndronin brenda në makinë, në momentin që mbi qiell vërshoi një raketë gjigante, e më pas ra shumë pranë automjetit. Për fat të mirë, asnjë nga gazetarët nuk është lënduar, ndërsa makina pësoi disa dëme  të lehta.

Kujtojmë që fuqitë e mëdha janë duke tentuar të bindin dy palët  në konflikt, Armeninë dhe Azerbajxhanin, të ndërpresin luftimet dhe të ulen në tavolinë, për të diskutuar për një zgjedhje paqësore.

 

 

Top Channel