“Je Fitues i 700 mijë dollarëve”/ Skema e re e mashtrimit përmes mesazhit që ju vjen në Whatsapp

28/10/2020 20:00

 “Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020.

Ky është mesazhi që rrezikon të vijë në numrin tuaj në aplikacionin Whatsapp, por që policia e shtetit në vendin tonë ka njoftuar se është pjesë e një fushatë mashtrimi, organizatori i të cilit ende nuk është identifikuar.

Mesazhi dërgohet nga numra të huaj, të cilët më pas kërkojnë të vendosin komunikim me qytetarin që ka marr mesazhin, nëpërmjet e-mailit.

Më tej, kërkon që qytetari të japë të dhëna e tij, të tilla si emrin e plotë, vendin, numrin e telefonit, shtetësinë, , moshën, gjininë, statusin civil dhe punësimin.

Adresa e vendosur gjatë këtij komunikimi nga organizuesit e këtij mashtrimi do të jetë adresa zyrtare e Kompanisë “WhatsApp”, ndërsa më tej, ata përdorin edhe dy adresa e-maili, nga ku dërgojnë edhe një certifikatë për fitimin e çmimit, për të rritur besueshmërinë e tyre.

Këta mashtrues të fshehur, pas mesazheve dhe e-mailieve, do të kërkojnë nga qytetarët të dhënat bankare, për të transferuar çmimin e pretenduar, prej 700 dollarësh, por në përfundim, qytetari atyre duhet t’u dërgojë një shumë të caktuar parash me qëllim marrjen e çmimit.

Më herët, e njëjta skemë mashtruese është përdorur edhe në apliacionin Viber, ku mesazhet vinin përsëri nga numra të huaj, ku viheshin në dispozicion edhe dy adresa e-maili për të kontaktuar me organizatorët.

Hetimi i Krimeve Kibernetike në vendin tonë, apelon që qytetarët të bëjnë kujdes nëse hasin mesazhe të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA