Hiqen kufizimet e COVID-19 në Melbourne, qyteti gjallërohet sërish

28/10/2020 12:44

Dhjetëra mijëra persona të kthyer sërish në punë në Melbourne të Australisë që arriti sukses në luftën ndaj valës së dytë të koronavirusit, pas heqjes së kufizimeve kundër COVID-19 gjallëruan qytetin e heshtur për muaj.

Melbourne, kryeqyteti i shtetit të Victoria-s ku është shënuar numri më i lartë i vdekjeve dhe rasteve me COVID-19, rreth 4 muaj ishte nën masa të rrepta.

Pasi në muajin qershor filloi vala e dytë qyteti raportoi deri në 725 raste ditore ndërsa pasi dy ditë me radhë nuk raportoi asnjë rast të gjitha bizneset, përfshirë hotelet, kafenetë, sallonet e bukurisë, restorantet sërish filluan me punë.

Qytetarët të cilët me muaj nuk mundeshin të shëtisin nëpër rrugët e qendrës së qytetit rigjallëruan atë pas rihapjes.

Në qytet gjithashtu është hequr ora policore që ishte në zbatim përveç rasteve urgjente, ndërsa u lejuan edhe vizitat familjare në shtëpitë tjera.

Mbajtja e maskës vazhdon të mbetet e detyrueshme. Në vendet e hapura për publikun mund të mblidhen deri në 10 persona, dasmat do të mund të zhvillohen vetëm deri në 10 persona si dhe ceremonitë mortore maksimum deri në 10 persona.

Top Channel