“Të adhurohet vetëm Kim Jong-un”/ Mësoni torturat e tmerrshme që i bëjnë të burgosurve fetarë…

27/10/2020 16:58

Është një nga të paktat vende komuniste në botë, e mbyllur nga pjesa tjetër e globit, e plot mistere që zbulohen me mjaft vështirësi. E kemi fjalën për Korenë e Veriut, e cila udhëhiqet nga një tiran i rrezikshëm, siç është Kim Jong-un.

Ditët e fundit janë zbuluar detaje rreth torturave që i bëhet të burgosurve në burgjet e tmerrshme të vendit hermetik, ndërsa këtë të martë “Daily Mail”, shkruan mbi torturat që i bëhen të burgosurve fetarë. Sipas mediave britanike, ata lihen pa bukë, vendosen në kafaze të elektrizuar e rrihen barbarisht në prani të të burgosurve të tjerë. Filozofia e Kim Jong-un është vetëm një, duhet adhuruar vetëm “madhështia” e tij, e ritet e tjera janë të ndaluara.

Masat janë të ashpra sidomos për praktikantët e fesë së krishterë. Një i mbijetuar nga torturat, e i vendosur në Korenë e Jugut, tregon se një burrë i konvertuar në të krishterë, u detyrua të futej në një kafaz metalik që ishte vetëm një metër i gjatë dhe një i gjerë.

“Dëgjoni me vëmendje. Kishte shufra çeliku në të katër anët që ngarkoheshin me energji elektrike. Përgjithësisht, të burgosurit i vendosnin për tre ose katër orë në kafazin e tmerrshëm, por unë qëndrova në atë vend për plot 12 orë. Edhe pse në ato kushte përsëri lutesha. I lutesha Zotit që të më shpëtonte. Rashë pa ndjenja dhe kur u zgjova pashë që rojet më kishin hequr nga kafazi dhe më kishin dhunuar barbarit teksa isha pa ndjenja. Këtë e zbulova nga dëmtimet e rënda që kisha në fytyrë dhe në këmbë”, tha ish i burgosuri.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel