Greqi, me maska edhe në rrugë/ Qeveria vendos rregullin për të ulur infektimet nga Covid-19

25/10/2020 01:47

Masat e reja kundër koronavirusit kanë hyrë ne fuqi në Greqi, përfshirë këtu dhe detyrimin e mbulimit të fytyrës si në ambjentet e brendshme, ashtu edhe ato të jashtme. Masa tjetër e rëndësishme e shpallur nga kryeministri Kyriakos Mistotaqis në vazhdën e përpjekjeve për të frenuar shpërthimin e ri të sëmundjes ishte ndalimi i qarkullimit gjatë orëve të mbrëmjes në zonat me rrezikshmëri të lartë. Grekët për këto lëvizje të ekzekutivit, kanë qëndrimin e tyre.

‘Maskat e fytyrës duhet të jetë të deyrueshme në mjediset e brendshme, por jo në hapësirat publike jashtë. Mbajtja e tyre në rrugë është mjaft e vështirë për ne’- thotë një qytetare.

‘Mua ndalimi i qarkullimit në darkë, më duket i palogjikshëm. Sa për maskat e fytyrës, ato mirë bëjnë, se ofrojnë siguri’- tha një tjetër qytetar.

Me shtimin e rasteve te reja të koronavirusit, siç po ndodh në shumë pjesë të kontinentit të vjetër, autoritetet greke nxituan të marrin masa shtesë për frenimin e pandemisë. Gjatë valës së parë të sëmundjes në prnaverë, Greqia u lavdërua si një nga vendet që reagoi më mirë kundrejt Covid-19-tës dhe duket se është e gatshme të vazhdojë të ndjekë të njëjtin trend.

Top Channel