‘Fake News! Nuk ka asnjë dokumet ku KE shpreh shqetësim për nënshtetësitë e dhëna’- Tedi Blushi reagon ndaj akuzave për presidentin Meta

25/10/2020 07:59

Prej ditësh ka nisur një përballje mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Të dyja palët kanë dhënë deklarata të forta duke sulmuar palën kundërshtare.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar në Facebook ndaj akuzave që i bëhen presidentit për nënshtetësitë e dhëna. Sipas Blushit prej disa ditësh ka nisur një fushatë të pështirë shpifjesh kundër Presidentit të Republikës, aq të ndyrë sa vetë mënyra se si vijon të përfitojë fonde publike në shkelje të ligjit dhe në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Blushi thekson se nuk ka asnjë dokument që Këshilli Europian ka shprehur shqetësim për shtetësitë e dhëna nga Presidenti Meta. “Shpifja e radhës e fabrikuar prej tij është se KE ka shprehur shqetësim për shtetësitë e dhëna nga Presidenti Meta.
FUND E KRYE MASHTRIM!

Një FAKE NEËS po aq i ndyrë sa vetë lajmi se familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së janë “vrasës”, se futbollistët e KF Tirana janë “terroristë” apo se këngëtari nga Skrapari ka marrë shtetësi shqiptare.

NUK KA ASNJË DOKUMENT TË KE-së ku të përmendet Presidenti Meta për këtë çështje.

Postimi i plotë i Blushit:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA