Parukerja kapet me 1.5 mln paundë kokainë, i kërkohet të kthejë vetëm… (FOTO)

24/10/2020 09:38

Një pronare parukerie që preferonte jetën e festave dhe udhëtimeve në të gjithë botën, është burgosur së fundmi në Britani pasi u kap me kokainë në vlerë rreth 1.5 milionë paundë.

32 vjeçarja bukuroshe Stephanie Nelson, ishte katër muajshe shtatzënë kur policia e Kent e ndaloi duke i gjetur drogën në makinën e saj Hyundai iX35 vitin e kaluar.

Oficerët zbuluan një ndarje në bagazhin e saj ku ishin ku ishin fshehur 15 kg kokainë e pastër. Një muaj më vonë ajo u dënua me 10 vjet burg dhe më vonë lindi beben e saj prapa hekurave.

Prokurorët thanë se parukierja e shkathët ka fituar të paktën 700,000 paundë me trafikun e saj, por Nelson thotë se nuk paguhej asgjë si korriere droge.

Dënimi i saj u reduktua me tetë vjet e tre muaj burg në maj. Prokurorët më në fund pranuan nga gjykata gjobën prej 10,000 paundë ndaj të akuzuarës, por kësaj jave gjykata urdhëroi se duhet të paguajë vetëm 41 paundë, pasi kaq para kishte me vete kur u arrestua.

Madje nën procedurat e pandemisë së Covid-19 ajo u lejua të jetonte për disa kohë në shtëpi me fëmijën e saj para se të niste burgimin.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA