Një astronaut amerikan dhe dy kozmonautë rusë u kthyen në tokë nga stacioni hapësinor ndërkombëtar, pas gjashtë muajsh mision në hapësirë, që nisi në mesin e pandemisë së koronavirusit.
Treshja e udhëtarëve të hapësirës u ul shëndosh e mirë në tokë, të enjten, diku në stepat e Kazakistanit. Amerikani Chris Cassidy dhe rusët Anatoli Ivanichine dhe Ivan Gagner, e lanë planetin pa shumë pompozitet në mesin e shpërthimit të covid 19, më 9 prill.
Ata ishin të kufizuar në qendrën e tyre të trajnimit afër Moskës, dhe u nisën në udhëtim pa audiencë ndërkohë që edhe të afërmit e tyre nuk u lejuan të merrnin pjesë në ceremoni. Më 31 maj, atyre iu bashkuan amerikanët Bob Behnken dhe Doug Hurley që bënë të parin udhëtim në hapësirë me një anije private nga grupi amerikan Space X.
Misioni shënoi rikthimin e transportit amerikan drejt ISS pas nëntë vitesh ndërprerje, kohë gjatë të cilës funksionuan vetëm raketat Ruse Soyuz.
Top Channel