Takimi me Asteroidin/ Nasa publikon pamjet e rralla

22/10/2020 12:32

Imazhet e reja të marrë nga misioni Osiris Rex tregojnë prekjen e parë historike të një sonde të Nasa-s në asteroidin Bennu.

Sonda mori një kampion nga sipërfaqja e objektit me diametër 500 metra, që do të mbërrijë në tokë për tu analizuar dhe studiuar në 2023.  Në imazhe, krahu robotik i sondës shihet teksa thyen një shkëmb poroz në sipërfaqe. Një shihe me gaz nitrogjeni e lëshuar në sipërfaqe duket se ngre lart një sasi materiali. Më pas, sonda kalon pesë sekonda duke mbledhur materialet para se të tërhiqet.

Vetë sonda Osiris Rex është në gjendje të mirë – thotë ekipi i misionit. Të dhënat dhe imazhet u dërguan nga mjeti hapësinor gjatë natës dhe u ndanë menjëherë nga agjencia. Sidoqoftë, edhe pse duket se gjithçka ka shkuar mirë, ekipit të misionit do ti duhet të paktën një javë kohë për të përcaktuar se sa kampion është marrë nga asteroidi.  Sasia e kërkuar ishte 60 gramë material, por kapsula mund të mbajë deri në 2 kg material nga sipërfaqja e asteroidit.

I ndodhur më shumë se 200 milionë milje larg tokës, Bennu është një asteroid në formë spiraleje, i gjatë sa Empire State Building. Është një asteroid i përbërë nga shkëmbinj që mbahen bashkë nga graviteti, pra nuk bëhet fjalë për një trup të vetëm.

Top Channel