“Na keni bërë bajgën e këtij vendi”/ Alimadhi: Më internuan që 4 vjeç

22/10/2020 12:18

Deputetët e parlamentare dhe mazhoranca kanë debatuar ashpër për dy nismat që sjellin disa ndryshime në ligjin që merret me studimin e krimeve dhe pasoja të komunizmit.

Deputeti Adriatik Alimadhi tha sot në parlament se që 4 vjeç është internuar nga kriminelët e komunizmit

“Nuk ka nevojë të na drejtoni gishtin, na therët atëherë kur kishit kohën, na internuat, na ekzekutuat, na trazuat zorrët nëpër varka, mua që më keni këtu, 4 vjeç mo më kanë internuar, nuk e di a keni keqardhje ju apo s’keni? Më kanë internuar kriminelët komunistë që 4 vjeç.

Po na thotë Hyseni tani se kush janë kolaboracionistët. Po këtë po kërkojmë mor, këtë po kërkojmë, historia le të shkojë në vend.

S’ka gjë ne kemi qenë tradhtarë, por ne jemi bërë pjesa më e përçmuar e këtij vendi, ne jemi bër bajga nga ju, ne i kemi të gjitha të zezat, por po kërkojmë të drejtën e historisë, dhe kur të zbardhet pastaj të tundni gishtin,” tha Alimadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA