
24/05 15:52
Mbrojtësi nga Angloa, Bartolomeu Jacinto Quissanga, apo i njohur ndryshe si Bastos, nuk do të jetë më pjesë e Lazios, pasi klubi Italian njoftoi mbrëmjen e sotme se e ka shitur përfundimisht te arabët e Al Ain.
Mbrojtësi 28-vjeçar u ble nga Lazio 4 vite më parë, teksa bardhekaltrit paguan 5 milionë euro te rusët e Rostov për të marrë kartonin e tij, por Bastos nuk arriti asnjëherë të shndërrohet në titullar fiks në formacionin e Inzaghit.
Gjatë 4 sezoneve me fanellën e Lazios, Bastos luajti në total 94 ndeshje dhe arriti të shënojë edhe 9 gola, ndërsa nga sot ka nisur një aventurë tjetër. Nga ana tjetër Lazio lirohet nga paga e mbrojtësit, që shkonte më tepër se 2 milionë euro bruto në sezon.
Top Channel