Franca nuk heq dorë nga karikaturat/ Macron jep fjalim sfidues për lirinë e fjalës në memorialin për mësuesin Samuel Paty

22/10/2020 19:35

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri homazhe sot te arkivoli i mësuesit që u vra me prerje kokë në një sulm urrejtjeje në Paris.

Mësuesi i historisë i shkollës fillore Samuel Paty u vra sepse tregoi në klasë karikatura të profetit Muhamed në një diskutim për lirinë e fjalës.
Në memorialin në Sorbonne, Macron zotohej se Franca ‘nuk do të heqë dorë nga karikaturat.’

Presidenti tha se Paty u vra nga ‘burracakë’ sepse mbronte vlerat laike dhe demokratike të Francës.

Arkivoli i Paty qëndronte në qendër të kopshtit të universitetit të famshëm, i zbukuruar me flamurë francezë, ndërsa nxënës, kolegë e dashamirës bënin homazhe për 47 vjeçarin.

Macron i dha mësuesit nderimin më të lartë civil në vend, Legjioni i nderit.

Homazhe u mbajtën edhe në vende të tjera të Francës teksa drejtuesja e rajonit Occitanie, Carole Delga ka organizuar shfaqjen e karikaturave të diskutuara në klasë nga Paty, në fasadën gjigande të dy hoteleve.

Kariakturat po shfaqen në fasadën e Hotel de Region në Toulouse dhe Montpelier.

Projeksionet nisën në 5pasdite dhe përfundojnë në 9, duke përfunduar me një imazh të Paty dhe të flamurit francez.

FOTO GALERI
2/3
Macron tha se Paty u vra nga 'burracakë’ sepse mbronte vlerat laike dhe demokratike të Francës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA