SHBA ka miratuar shitjen e armëve Tajvanit, me një vlerë prej 1.8 miliardë dollarësh, në një lëvizje që ka të gjitha gjasat të rrisë tensionet me Kinën.

Pentagoni tha se marrëveshja përfshin tre sisteme armësh, përfshirë hedhës raketash, sensorë dhe artileri. Tajvani, që e konsideron veten një shtet, konsiderohet si një provincë e saj nga Kina. Tensionet janë shtuar vitet e fundit dhe Pekini nuk ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për ta kthyer ishullin nën kontrollin e plotë të saj.

Javën e kaluar, këshilltari për sigurinë kombëtare në shba, Robert o”brian, tha se ndërsa ai nuk besonte se Kina ishte e gatshme ta pushtonte Tajvanin, ishulli kishte nevojë të fuqizohej për të ardhmen. Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se armët do ta ndihmonin të ndërtonte aftësi të besueshme luftimi dhe të forconte arsenalin e tij.

Marrëveshja përfshin 135 raketa kruiz të precizionit të lartë si edhe raketa hedhës të lehtë. Sipas korrespondentëve të BBC, nën presidentin Donald Trump, SHBA i ka shitur shumë më tepër armë Tajvanit se më parë. Ishulli ka kërkuar edhe mbështetje nga administrata aktuale, që ndryshe nga paraardhëset, duket se do të sfidojë balancën delikate që Uashingtoni ka ruajtur për dekada me kinën dhe Tajvanin.

Ministria e jashtme e kinës thotë se marrëveshja e armëve do të ketë pasoja të ndjeshme në marrëdhëniet e saj më SHBA dhe se ajo do të reagojë në mënyrën e duhur pas këtij zhvillimi.

Top Channel