Së fundmi mediat Britanike kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja makabre të 21-vjeçarit shqiptar, Serxho Marku.
“Nuk mund të marr dot frymë, çfarë po bën, unë nuk mund të marr frymë”, mësohet të ketë deklaruar i riu shqiptar gjatë momentit të vrasjes.
Marku u gjet nga policia i shtrirë me fytyrë poshtë në një pellg gjaku. Alan Kent, i tha gjykatës se Marku ishte therur me thikë dhe ishte goditur me sende të ndryshme si hekur dhe shtanga, ndërsa për ngjarjen u shpall fajtor italiani Francesco D’Agostino, 45-vjeç.
21-vjeçari shqiptar, Serxho Marku, u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore kur forcat e policisë hynë në një apartament në Brighton, të mërkurën e 11 shtatorit. Ai u dërgua në spitalin Royal Sussex County, por nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda.
Dy punonjës kuzhine italiane, Francesco D’agostino dhe Giuseppe Pericione u morën sit ë pandehur menjëherë pas ngjarjes. Marku nuk kishte të afërm në Angli, ndërsa familja e tij jeton në Shqipëri. Për policinë motive i vërtetë i vrasjes është ende i paqartë, ndërsa në media është aluduar për implikim të tyre në trafik lëndësh narkotike.
Top Channel