“Janë fëmijët e Zotit”/ Papa, mbështetje për martesat gay

21/10/2020 18:40

“Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën e një familjeje”; Papa Francesku ka bërë deklaratën e tij më te bujshme deri tani lidhur me çiftet gay që prej kohës kur u vendos në kryer të kishës katolike.

Komentet e tij shfaqen ne një dokumentar te ri, dhe përbejnë praktikisht devijimin me te forte te tij prej rregullave te Vatikanit dhe paraardhësve.

“Askush nuk duhet të dëbohet, apo të ndihet keq për atë që është. Ajo çfarë ne duhet të krijojmë është një ligj për bashkimin civil. Në këtë mënyrë, ata do të jenë të mbuluar ligjërisht”, ishte komenti i Papës argjentinas.

Francesku shtoi se e kishte mbështetur këtë më parë, duke iu referuar kohës kur ishte Arqipeshkv i Buenos Ajresit dhe ndonëse i kundërvihej martesave mes personave te te njëjti seks me ligj, mbështeste idenë e nje lloj përkrahjeje ligjore për te drejtat e çifteve gay. Dokumentari i titulluar “Francesku” mbi jetën dhe aktivitetin e papës, u shfaq premiere në Festivalin e Filmit në Romë. Ai e tregon gjithashtu kreun e kishës katolike duke inkurajuar dy meshkuj homoseksualë t`i rrisin fëmijët e tyre në një famulli.

Të tilla komente dhe veprime përbëjnë një kthesë të qarta të tij krahasuar me deklaratë ta mëparshme mbi të drejtat LGBT. Në vitin 2013, në librin “Në Qiell dhe Tokë, Papa thoshte se vendosja e shenjës së barazimit mes lidhjeve të të njëjti seks dhe martesave heteroseksuale, përbënte “një regres antropologjik”. Madje theksonte se nëse çifteve të tilla do t`iu lejohej birësimi, kjo mund të cenonte fëmijët, pasi çdo i mitur, siç thoshte atëherë, ka nevojë për një baba mashkull dhe një nënë femër që mund t’i ndihmojë të formojnë identitetin e tyre”.

Top Channel