Elon Musk ka prezantuar dje planet e tij për krijimin e një qyteti në planetin Mars, që është tërësisht i vetëmjaftueshëm dhe jo i varur nga lidhjet me tokën për të mbijetuar.
Duke folur në konferencën e përvitshme të “Shoqërisë së Marsit”, themeluesi i grupit hapësinor SpaceX tha se projekti i krijimit të kolonisë së parë njerëzore masiane po avancon, madje shtoi se kjo duhet të kompletohet “para se në tokë të ndodhë një event kataklizmik”.
“Civilizimi që njohim nuk duket në formë të mirë për momentin, madje duket paksa i pasigurtë, prandaj arritja e vetëmjaftueshëmrisë është çelësi i suksesit për çdo koloni njerëzore në Mars”, tha ai.
“Objektivi është krijimi i një qyteti të vetëmjaftueshëm në Mars … jo thjesht krijimi i një baze me disa njerëz … por një qytet i vërtetë i vetëmjaftueshëm. Testi i vërtetë është përbalimi i situatave në rast se për arsye të ndryshme .. anijet kozmike nga toka ndalojnë ardhjet e tyre për një arsye apo një tjetër. Nëse civilizimi në Mars vdes me këtë .. atëherë kolonia nuk është një vend i sigurtë”.
Sipas ideve të sipërmarrësit miliarder diçka e tillë duhet të merret parasysh për raste si ‘për shembull kur një kometë qe godet tokën, apo nje supervullkan qe shpërthen dhe shkaktuar nje “Armageddon bërthamor” në tokë’.
Musk vazhdoi më tej: “Është kjo vërtet ajo që duam të arrijmë? A do të arrijmë të krijojmë një qytet të vetëmjaftueshëm në Mars para nisjes së Luftës 3-të Botërore? Shpresojmë të mos ketë një Luftë të 3-të Botërore por mundësia nuk mund të përjashtohet, kështu që ne duhet të punojmë drejt objektivit tonë”.
Musk ka themeluar kompaninë hapësinore SpaceX me synimin final të kthimit të racës njerëzore në një specie multi-planetare teksa ka shprehur dëshirën e tij për të udhëtuar mes planeteve.
Anijet e tij kozmike kanë kryer disa fluturime hapësinore dhe Musk thotë se mjeti i tij Starship do të kryejë udhëtimin e parë drejt Marsit në 2024.
“Çështja ka të bëjë me minimizimin e riskut për civilizimin tonë, të pasjes së jnë të ardhmeje eksituese përpara. Një të ardhme me civilizim që bredh nëpër hapësirë, që është shumë më eksitues se civilizimi që jemi aktualisht”, tha biznesmeni vizionar.
Top Channel