Një person është arrestuar gjatë kësaj të mërkureje (21.10.2020) nga Policia e Durrësit.

Shtetasja A.Sh, 20 vjeçe ka rënë në prangat e uniformave blu pasi ditën e hënë  (19.10.2020) ka aksidentuar për vdekje në Fushë Krujë, këmbësorin Zenel Duka, 60 vjeç.

20 vjeçarja e ka përplasur viktimën dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Edhe pse 60 vjeçarit iu dha ndihma e shpejtë nga kalimtarët dhe u dërgua me shpejtësi në spital por për shkak të plagëve të marra, ndërroi jetë.

Shtetasja e arrestuar me banim në Burrel, është gjetur gjithashtu edhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA