Afganistan/ 11 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur ndërsa ishin në pritje për vizat

21/10/2020 14:00

Të paktën 11 gra janë vrarë dhe shumë janë plagosur në një grumbullim masiv në një stadium në Afganistan ndërkohë që po aplikonin për viza.

Incidenti ndodhi pasi jashtëzakonisht shumë njerëz u mblodhën për të kërkuar leje për në Pakistan.

Turma ishte drejtuar në një pikë drejt stadiumit në vend të një pike të zakonshme të aplikimit të vizave.

Ndërkohë aplikimi për viza sapo kishte filluar aty pas 7 muajsh që ishte pezulluar nga pandemia.

Shumë afganë çdo vit shkojnë në Pakistan për të vizituar të afërmit, për trajtim mjekësor, për të gjetur punë apo për t’ia mbathur nga dhuna në vendin e tyre.

Top Channel