Parma është ndër klubet e Serisë A më të prekura nga Koronavrusi. Mes shtatë pjesëtarëve të ekipit emilian, që kanë rezultuar pozitivë, zbulohet emri i parë. Ai është portugezi Bruno Alves. Menaxheri i veteranit luzitan, Oscar Damiani, për “Parma Live” u shpreh:
“Bruno është mirë, ai doli pozitiv por ishte asimptomatik. Është për të ardhur keq, nëse një atlet si ai, kaq i kujdesshëm, infektohet. Kjo do të thotë që kjo sëmundje nuk duhet të merret lehtë.
Kurrë nuk kam takuar një profesionist si Bruno Alves në 30 vjet karrierë. Është një profesionist i shkëlqyer. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm sepse nëse i ndodhi atij, kjo mund t’i ndodhë çdokujt. Por ai është i fortë dhe do të dalë shumë shpejt nga karantina”.
Qendërmbrojtësi portugez, të dielën e kaluar nuk mori pjesë në ndeshjen e humbur 3-2 nga Parma në Udinese.
Top Channel