Mediat greke e kanë komentuar si pozitive dakordësinë e arritur me Shqipërinë për ta zgjidhur ngërçin e hershëm të çështjes së detit me palë të treta, përkatësisht Gjykatën Ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.
Nisur nga fakti që Gjykata Kushtetuese në Shqipëria nuk është aktualisht funksionale, hendeku ishte i qartë, sipas një pjesë të shtypit grek qe shfaq serish një droje te hershme lidhur me Turqinë. Kështu sipas mediave në vendin fqinj, është e qartë se Ankaraja nuk e dëshiron zgjidhjen e e një tjetër çështjeje të mbetur pezull mes Greqisë dhe një vendi fqinj të saj.
“Nga Athina, vërehen me shqetësim iniciativa të ndryshme shqetësuese turke lidhur me Shqipërinë fqinje , të tilla si, për shembull, shtrirja e nje skele në portin e Vlorës për përdorimin e marinës turke,”– thuhet në një artikull.
CNN grek thekson se kjo marrëveshje bazohet në angazhimin e palëkundur të të dy vendeve ndaj legjitimitetit ndërkombëtar dhe parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve. Ai citon ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias të pohojë mes të tjerash se “nuk duhet humbur kohë. Kemi arritur shumë në marrëdhëniet tona dhe e kemi vetë në dorë që t`i çojmë ato një hap më tej”.
Top Channel