Mbi 700 kg mish dhe peshk kontrabandë në Kakavijë, arrestohet një person, procedohet një tjetër Vetëm dy jave përpara zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, në një deklaratë të publikuar nga gazeta shqiptaro-amerikane Illyria, e të atribuar kandidatit për presidenti të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ky I fundit I referohet shqiptarëve e lidhjeve më vendin tonë dhe Kosovën.
Në deklaratën e postuar në faqen e FB të gazetës në fjalë, theksohet se ish numri dy I Shtëpisë së Bardhë është një mik I hershëm I Shqipërisë, Kosovës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan. Si president, nenvizohet aty, Biden do të vazhdojë të mbështesë sigurinë e Shqipërisë, e zhvillimin demokratik dhe ekonomik në rajon. Në deklaratë, ai angazhohet të:
Një pjesë të rëndësishme të deklaratës e zë dhe Kosova, të cilën Biden e ka vizituar dy herë. Kandidati presidencial demokrat në SHBA deklarohet si mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe insiston që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë njohjen e ndërsjellë. Biden, I cili e ka përkrahur ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës me 1999, e kritikon politikën e “pabalancuar” të Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë, ndërsa premton të rikthejë ndershmërinë dhe barazinë e marrëdhënieve mes tyre teksa të ecet drejt një bashkëpunimi më të mirë.
Top Channel