Minisitri italian i Sporteve: Ronaldo ka thyer protokollin, stadiumet nuk hapen para dhjetorit

15/10/2020 18:17

Ministri Italian i Sporteve Vincenzo Spadafora deklaroi se Cristiano Ronaldo ka shkelur protokollin e sigurisë, pasi portugezi fluturoi fillimisht drejt atdheut të tij dhe më pas u kthye dje në Torino, ndonëse vetëm 24 orë më parë kishte rezultuar pozitiv ndaj një testi për koronavirusin.

Në një intervistë për mediat italiane, përveç çështjes së portugezit, Spadafora foli edhe për sfidën Juventus-Napoli, që iu dha bardhezinjve në tavolinë 3-0, por edhe për hapjen e stadiumeve, që e konsideroi një diskutim të largët.

Ronaldo – Duke shkuar në Portugali dhe më pas duke u kthyer sërish në Itali, pa pasur lejen e autoriteteve shëndetësore, Cristiano Ronaldo ka thyer protokollin anti-Covid.

Juve-Napoli – Ishte një vendim për të cilin do të mbaj qëndrim, por të shohim çfarë do të ndodhë me apelimin që do të bëjë Napoli.

Stadiumet bosh – Mendoj se do të vijojnë bosh të paktën deri në fund të muajit të ardhshëm. Klubet kanë kërkuar një hapje në masën 25%, por momentalisht do të duhet të presim ecurinë deri në mesin e muajit nëntor dhe më pas të marrim në konsideratë kërkesën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA