Reduktimi i numrit të ligjvënësve, PD kundër 101 deputetëve, Bylykbashi për TCH: Do ishte vrastare për pluralizimin
Vazhdon ‘lufta’ në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.
Në një status të fundit në twitter Rama duke iu drejtuar presidentit shkruan se:
Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!

Reagimi i Ramës vjen pasi presidenti Ilir Meta teksa ka përshëndetur dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit, ka shkruar: “Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.
Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve. Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë”, shkruan Meta.
Top Channel