E kërcënoi se do t’i tregonte bashkëshortes së tij për tradhtinë/ Polici vret të dashurën infermiere…

14/10/2020 16:54

Një oficer policie i martuar është akuzuar se ka vrarë të dashurën e tij, një infermiere, nënë e dy fëmijëve.

Timothy Brehmer ka shpërthyer në lot para mjekëve, si një shenjë pendimi për vrasjen e infermieres Clarie Parry. Raportohet se ai e ka varë atë brenda makinës së tij “Citroen C1”, pasi ajo e kërcënoi se do t’i tregonte gruas së Timothy-t për lidhjen e tyre 10-vjeçare.

Polici u gjet nga mjekët i gjakosur, sepse pasi kishte kryer vrasjen kishte goditur veten me thikë. Mjekët thonë se në atë moment, ai ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe përsëriste vazhdimisht fjalët:

“Jam njeri i mirë. Çfarë do të mendojë mamaja ime për këtë, e djallosa çdo gjë”.

Para hetuesve, ish-oficeri Brehmer ka thënë:

“Ajo më detyroi ta takoja dhe më tha se do të zbulonte tradhtinë tonë, do të humbja djalin tim. Ajo u bë gati të telefononte bashkëshorten time.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA