LIVE/ Izraeli vret ministrin iranian të Inteligjencës, SHBA tenton të sigurojë Hormuzin. Irani godet Katarin, në flakë impianti më i madh i gazit në botë 18/03 22:39
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme dhe Sigurisë, Joseph Borrell, është vetëizoluar, pasi ka qenë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Borrell ka deklaruar se do të qëndrojë në karantinë derisa të marrë përgjigjen e tamponit.
“U informova këtë pasdite se një anëtar i delegacionit që po udhëtonte me mua dhe Janez Lenarqiqin në Etiopi javën e kaluar ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Unë kam rezultuar negativ në kthimin tim të dielën. Jam vetëizoluar në përputhje me rregullat dhe po pres testimin e dytë”, shkruan Borrell në postimin e tij në Twitter.
Top Channel