T’i dalësh përballë Covid-it/ Nisma që po tërheq mijëra njerëz

12/10/2020 18:11

Ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve janë të obsesionuar që të evitojnë covid 19 me çdo kusht, një grup njerëzish që po rritet shpejt, në të gjithë botën, thonë se ata janë të përgatitur që me vullnetin e tyre të marrin virusin.

Dhjetëra e mijëra njerëz janë bërë pjesë e një fushate të një grupi të quajtur “1 ditë më parë”, për të marrë një vaksinë eksperimentale kandidate dhe më pas të përballen me koronavirusin në mënyrë të kontrolluar. Të ashtuquajturat teste të sfidës njerëzore, shpeshherë të polemizuar, nuk janë asgjë e re. ato kanë ekzistuar edhe për kolerën, tifon, malarjen madje edhe për të ftohtin e zakonshëm.

Por, ndryshe nga ato sëmundje, sot nuk ka ende një trajtim efikas për covid 19 në rast se vaksina eksperimentale do të dështojë. Vullnetarët në testime zakonisht kompensohen për kohën dhe pjesmarrjen, thonë ekspertët. Kritikët po ashtu thonë se testimet sfiduese duhet të jenë të kufizuara sepse të rinjtë dhe njerëzit e shëndetshëm që nuk marrin pjesë në to, përbëjnë popullatën e gjerë.

Që nga muaji i kaluar, sidoqoftë, qeveria britanike thotë se është në bisedime aktive për të bashkëpunuar në një testim të tillë, që do të ishte i pari në botë për koronavirusin.

Aktualisht, disa zhvillues të mëdhenj vaksinash, mes tyre astrazeneca, saniofi dhe BioNTech, kanë thënë se nuk kanë interes për tu bërë pjesë. Njëmbëdhjetë vaksina kandidate janë në testimet e fazës 3, ku dhjetëra e mijëra njerzve u jepet vaksina, lihen të lirë në jetën e tyre të përditshme dhe më pas monitorohen për të parë nëse janë infektuar apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA