15-vjeçari italo-britanik i mrekullive, lumturohet nga Kisha pas vdekjes në 2006

12/10/2020 17:29

Një djalosh gjenial i teknologjisë dhe besimit katolik, i cili vdiq nga leukemia në moshën 15 vjeçare, ka nisur rrugën drejt kthimit në shenjtor pas ceremonisë së lumturimit në një katedrale në Italinë qendrore.

Carlo Acutis, i lindur në Londër në 1991 nga prindër italianë të ardhur nga Milano, u nderua ne recemoninë e Basilica di San Francesco d’Assisi në Assisi, në Italinë qendrore, ku adoleshenti kishte kërkuar vetë të varrosej.

Megjithse i lindur nga prindër katolikë jo-praktikues, Acutis u bë i devotshëm ndaj fesë dhe kërkonte të shkonte në kishë prej moshës 3-vjeçare.

Në moshën 11 vjeçare ai nisi të përdorte aftësitë e tij kompjuterike për krijimin e faqeve të internetit dhe dokumentimin e mrekullive katolike. Ai vdiq në vitin 2006.

Ceremonia e lumturimit të tij nga kisha do të thotë se Acutis ka kryer të paktën një mrekulli – bëma e dekretuar nga Papa Françesku për shërimin e një djali shtatë-vjeçar brazilian i cili u kurua nga një çrregullim në pankreas në 2013, pas lutjes ndaj Acutis dhe kontaktit me një copë nga bluza e tij.

Në ceremoninë e lumturimit u pranua gjithashtu se Acutis ka shkuar në parajsë, dhe se njerëzit mund të gjejnë shpëtim duke u lutur për të. Emri i tij tashmë mban parashtesën ‘i Bekuar’.

Acutis është titulluar tashmë ‘Krye-shenjtor i Internetit’, dhe nëse zbulohet edhe një tjetër mrekulli e tij, plotësohen kriteret e shenjtërisë.

Rreth 3,000 njerez udhëtuan në Assisi për ceremoninë me procesion solemn në mes të qytetit, ku përfshiheshin dhe prindërit e djalit Antonia e Andrea, të cilët ecnin pranë relikës ku mbahej zemra të djalit.

Trupi i tij i ruajtur ishte gjithashtu në shfaqje në një kuti të xhamtë në Bazilikën ku ai vetë kishte kërkuar të varrosej. Kjo për arsye të adhurimit të tij ndaj Shenjtorit Francis të Assisi, prej punës së tij në ndihmë të të varfërve.

Ceremonia e bëri Acutis të lumturuarin e parë të mileniumit të ri, por jo më të riun.

Në vitin 2017, dy fëmijë portugezë 9 e 10 vjeç, të vdekur në 1917 gjatë pandemisë së Gripit Spanjoll, u lumturuan nga Papa Françesku për vegimin e tyre të Virgjëreshës Mary, dhe u bënë shenjtorë në vitin 2019.

Nëna e Carlo-s mother Antonia thotë se besimi mbinatyral i të birit, e risolli edhe atë të feja katolike.
“Carlo më shpëtoi. Unë nuk dija asgjë nga feja, por u riktheva falë tij, falë Padre Ilio Carrai, Padre Pio of Bologna, është një rrugë që vazhdon”.

Në moshën shtatë vjeçare Carlo kërkoi të merrte pejsë në ritet fetare për të rritur si Komunioni i Shenjtë dhe iu dha një leje e vecantë.

Prej moshës 11 vjeçare ai studionte mrekullitë Eukariste dhe vegimet Mariane të Virgjëreshës Mari. Më pas me njohuritë e ti dhe aftësitë kompjuterike, krijoi faqet e internetit për dokumentimin e vegimeve, të cilat tërhoqën vëmendjen e Vatikanit.

Para se të vdiste Acutis i kishte thënë nënës së tij se do t’i jepte shenja të prezencës së tij pas vdekjes.

“Para se ai të ndahej nga ne, unë i thashë që në qiell të kërkojë për qenin tim të fëmijërisë Billy, që ai nuk e kishte njohur kurrë”, thotë e ëma.

Dhe një ditë ajo mori një telefonatë nga një teze që nuk dinte asgjë për paktin e tyre, e cila i tha: “Pashë në endërr Carlo mbrëmë, ai po mbante në krahë Billy-n.

FOTO GALERI
2/12
Prinderit e Acutis Antonia (perpara) dhe Andrea (parpa) pershendeten nga Cardinal Agostino Vallini gjate lumturimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA