Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Kryeministri britanik Boris Johnson ka në plan për të futur vendin në masa të reja të ashpra, për të frenuar kështu pandeminë e koronaviusit.
Miliona njerëz në Midlands dhe veri të Britanisë po përballen me ndalime të udhëtimeve dhe mbylljen e pub-eve. Njerëzit mund të përballen me gjobë nëse udhëtojnë midis zonave me rrezik të lartë dhe më të ulët, ose shkelin urdhrat për vetizolim.
Mediat britanike shkruajnë se vendosja e “vigjilentëve covid” është një program kombëtar që ka dështuar. Kjo për faktin se të rinjtë sërish mbushën lokalet dhe rrugët e Britanisë, për të festuar si çdo fundjavë.
Të rinjtë u fotografuan duke bërë xhiron e fundit nëpër rrugë, para se kryeministri vendas të prezantojë sistemin e bllokimit, ku do të mbyllen pikat më të nxehta të virusit.
Top Channel