Ishte 182 centimetra i gjatë në moshën 10-vjeçare/ Njihuni me të riun “gjigant” (FOTO)

11/10/2020 17:30

Pavarësisht faktit se prindërit e tij kanë një gjatësi normale, Mudassiri 21 vjeç ka qenë 182 centimetra i gjatë kur ishte vetëm 10 vjeç e 213, kur ishte nxënës në shkollën e mesme.

Prindërit e tij, fillimisht ndiheshin krenar që djali i tyre ishte më i gjati mes shokëve, por kur ai shkoi 182 centimetra, filluan të shqetësoheshin. Mudassir nga Lahore e Pakistanit thotë se ishte jo vetëm fëmija më i gjatë në shkollë, por edhe në lagjen ku ishte rritur.

“E besoni! Kam qenë 1.8 metra kur isha vetëm 10 vjeç dhe kur hyra në shkollën e mesme isha 2.1 metra. Prindërit nisën të shqetësoheshin sepse çdo ditë po zgjatesha gjithnjë e më shumë. Nuk gjenin shpjegim, se si unë po zgjatesha aq shumë, ndërsa vëllezërit e motrat e mia jo”, tha Mudassiri.

Prindërit e dërguan djalin në dhjetëra mjekë, e të gjithë dolën në përfundimin se ai ka një çrregullim hormonal që e bën shumë më të gjatë se bashkëmoshatarët.

“Herën e fundit kur jam matur ka qenë para një viti e gjysmë dhe isha 246 centimetra. Fëmijëria ishte normale, por sistematikisht ngacmohesha nga shokët e shkollës. Më kanë vendosur shumë epitete. Kisha vështirësi të futesha në autobus apo të ulesha në bankat e shkollës”, shtoi ndër të tjera 21-vjeçari.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA