“KinoStar”, ka rezultuar një risi e vërtetë në këtë sezon të ri të emisionit “E Diell”.
Aktorë ose persona që aspirojnë të jenë të tillë, do të “vishen” në rolin e aktorëve më me zë botërorë.
Javë pas jave, nën vëzhgimin e jurisë së përbërë nga Rozi Kostani dhe Herion Mustafaraj, konkurrentët do të përpiqen të japin më të mirën e tyre. “Pulp Fiction”, ishte filmi i përzgjedhur nga produksioni. 11 konkurrentët u përpoqën që të realizonin më së miri skenat e filmit dhe për këtë morën komplimentin e jurisë.
Enea dhe Katerina janë dy prej konkurrentëve që numërojnë disa numra të luajtur në teatër. Ata një javë më parë, bënë një duet bashkë në një sekuencë filmi, për të cilën morën shumë kritika. Ndërkohë, puntatën e fundit Enea partnere në film kishte Olimpian.
E pyetur nga modreatorja Nevina Shtylla, se me kë është ndier më mirë në rol, Enea tha se me Olimpian. Kjo përgjigje nxiti reagimin e Katerinës, e cila nuk nguroi të akuzonte “atë me epitetin “mashtrues”. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel