Situata e COVID-it/ Reagon mjeku: Nëse infermieri vjen për të të vizituar në shtëpi ka një kosto prej 50 mijë lekësh të vjetra

09/10/2020 13:53
Mjeku, Ilir Allkja

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, po flitet mbi kurat e virusit COVID-19 dhe kostot e saj.

Sipas mjekëve dhe ekspertëve që janë të ftuar në studio, kosto varion në shifra të ndryshme për persona të ndryshëm. Për personat që nuk kanë simptoma, kosto është zero, ndërsa për personat që zgjedhin të marrin mjekimin në shtëpi dhe kanë vështirësi nga sëmundja, kosto mund të shkojë tepër e lartë. Këtë gjë argumentoi mjeku Ilir Allkja. Ai tha se ka raste sporadike ku pacientët kërkojnë që infermieri t’i shkojë në shtëpi dhe nëse kërkohet kjo gjë atëherë kosto është 50 mijë lekë të vjetra për një vizitë.

“Shpenzimet e kësaj sëmundje shkon nga zero në infinit. Zero janë ata që nuk kanë simptoma. Tamponi është falas, por ka raste kur pacientët zgjedhin që ta bëjnë në privat, e cila ka një kosto. Një mjekim i thjeshtë shkon rreth 24 mijë lekë të vjetra në ditë. Veç antibiotikëve duhet të fusësh aparaturat, holluesit e gjakut. Shkon mbi 90 mijë lekë të vjetra. Është shërbimi. Mjekët e familjes nuk shkojnë në shtëpi. Ndoshta kanë frikë nuk e di. Realisht ajo që unë kam ndeshur dhe dokumentuar pafund, është se të sëmurët nuk janë kontrolluar nga një person në shtëpi dhe me anë të platformave online nuk mund të kurosh një pacient. Ata që kanë nevojë marrin në mënyrë private një infermier dhe infermieri duhet të shkojë dy herë në shtëpi dhe duhet të shkojë me veshje mbrojtëse, ajo ka kosto. Një vizitë e infermierit shkon diku tek 50 mijë lekë të vjetra. Ai shkon dy herë në ditë”, tha mjeku Allkja.

Ndërkohë i ftuar në studio ishte dhe mjeku Albert Troci. Ai prej vitesh jeton dhe punon në Itali dhe gjatë fjalës së tij tregoi se si po menaxhohet pandemia përtej Adriatikut.

 

“Duhet nisur nga një parim bashkë. Ne po flasim se një Shqipëri nuk kemi një sistem shëndetësor publik. Nëse ka publik një person nuk duhet t’i bëjë të gjitha vetë. Ka disa medikamente që janë spitalet në Itali dhe shkon në shpatullat e shtetit italian. Unë mund ti ndaja në katër kategori, kemi të sëmurë asimtomatik, që nuk kanë fare simptoma. Këto pacientët që kanë pak simptoma kanë nevojë për trajtim në kushtet e shtëpisë. Duke pasur që nuk kemi një kurë specifike, në këto kushte është e nevojshme monitorimi. Duhet të hajë mirë, të marrë vitamina, aktiviteti fizik e stimulon sistemin imunitar. Këto janë disa nga gjërat që duhet të bëjnë të sëmurët por edhe ata që nuk janë të sëmurë. Sa pacientë në këto moment trajtohen me oksigjen në shtëpi, ka pak besoj por thuajse fare. A shkojnë mjekët dhe i shikojnë në banesë pacientët? Kjo ka qenë dhe problem në Itali. Sot e kësaj dite nga ato që di unë, mjeku familjar duhet të shkojë dhe të vizitojë, por kjo shpesh herë nuk ndodh, sepse ka shumë mjekë dhe nuk kanë mundësi të vizitohen por komunikojnë me anë të platformave online”, tha mjeku Troci.

Mjeku, Albert Troci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA