Deva Cassel, vajza e Monica Bellucci-it dhe Vincent Cassel është rritur mjaftueshëm sa për të qenë në kopertinën e Elle në Francë

Muza e D&G, vjen në kopertinën e revistës së famshme 31 vite pas kopertinës së parë të nënës së saj.

Me tiparet e Bellucci-it dhe sigurinë e Cassel, Deva duket një yll teksa pozon.

Kjo nuk është hera e parë për 16-vjeçaren që përballet me aparatin dhe kamerën në projekte të rëndësishme.

Pak kohë më parë, ajo u bë figura e parfumit të ri nga D&G, Dolce Shine, duke i mahnitur të gjithë për bukurinë dhe vetëbesimin që transmetonte.

Në llogarinë zyrtare të Instagram-it, aktorja italiane ka postuar foton e së bijës nën shkrimin:

“Njëherë e një kohë ishte një vajzë e vogël…Koha fluturon shpejt! Uroj që jeta të të mbrojë dashuria ime.”

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA