Modifikimi i ADN-së/ Nobeli i Kimisë për 2020-ën

07/10/2020 13:12

Dy shkencëtarë kanë marrë çmimin Nobel për kiminë për 2020, pasi zhvilluan mekanizmat për të modifikuar ADN.

Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna, u shpallën fitues të këtij viti për shkak të punës së tyre në teknologjinë e modifikimit të gjenomës.

Zbulimi i tyre, i njohur si Crispr Cas9, është një mënyrë për të bërë ndryshime specifike dhe precize në ADN e qelizave të gjalla. Fituesit do të ndajnë çmimin prej 10 milionë koronave suedeze ose 1.1 milionë dollarë amerikanë.

Duke komentuar zbulimin, kimistia biologe Pernilla Wittung Stafshede, tha: Mundësia për të ndryshuar ADN atje ku duhet ka revolucionarizuar shkencat e jetës.

Një ditë më parë u ndanë çmimet Nobel për fizikën, që i shkuan shkencëtarëve Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez, për zbulimet e tyre mbi vrimat e zeza ndërsa çmimi Nobel për mjekësinë, iu dha të hënën tre shkencëtarëve, amerikanë dhe britanikë, për zbulimin e virusit të hepatitit c.

Çmimi Nobel për letërsinë do të shpallet ndërkohë të enjten, ai për paqen të premten dhe çmimi që i dedikohet shkencave ekonomike, të hënën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA