Para disa ditësh, kryeministri Edi Rama, nuk i kurseu batuat në takimin që kishte me gazetarët.
Teksa një gazetare iu drejtua se qeverisja e tij po përdor një plan ekonomik, që më herët është përdorur nga Partia Demokratike, kryeministri Rama iu përgjigj dhe i tha me batutë: “Vdeksha unë për ty dhe për Lulin”. Kjo batutë u komentua në studion e emisionit “ E Diell”, më konkretisht në rubrikën “Rrethi Katror”.
Ina Kollçaku, e cila ishte një ndër të ftuarat, e cilësoi batutën e Ramës si një “ngacmim seksual”. Ajo tha më tej, se nëse do të ishte në vend të gazetares do t’i përgjigjej kryeministrit në mënyrë figurative: “vdeksh”. Ndërsa shtoi se do të ngulmonte me forcë që të merrte një përgjigje për pyetjen e bërë.
“Ç’a të them unë, është ngacmim seksual, vdeksha unë për ty. Vdeksha unë për ty është intimiduar nga Rama. Figurativisht do t’i thosha po, vdeksh. Ç’a është kjo shprehje, unë po isha do të thoja zotëri të kam bërë një pyetje përgjigju”, tha Ina.
Top Channel