Rëndohet debati mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama. Pas akuzave të Ramës se Meta “ka paguar para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin”, reagoi zëdhënësi i presidentit.
Ai thotë se: Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.
Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian
“Fake Nees”-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë.
Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.
Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.
Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian.
Ishte Gazeta Shqip që një ditë më parë ka siguruar dokumentet origjinale të Ministrisë së Brendshme të Italisë, e cila ka zbardhur të gjithë hetimin e zhvilluar pas një fake newsin që u publikua në Itali në vitin 2017, sipas të cilit në Shqipëri kanë mbërritur 1300 kontenierë me mbetje toksike për tu groposur në vendin tonë. Lajm që u shpall edhe në çadrën e ngritur nga PD para kryeministrisë.
Sipas shkresës që është hartuar nga Drejtoria e Policisë Kriminale të Italisë, tashmë është vërtetuar se gjithçka ishte një sajim që u krye në bashkëpunim të ish-senatorit italian, Sergio de Gregorio dhe mikut të tij shqiptar Ilir Kulla.
Në hetime thuhet se projekti që u zbatua nga Ilir Kulla, bëhej për llogari të Sali Berishës, ish-President gjatë revoltave të vitit 1997 dhe krizës së firmave piramidale dhe ndërkohë kryeministër në vitet 2005-2013.
Për më tepër lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/10/03/berisha-e-meta-perdoren-kullen-per-fakenews-in-per-mbetjet-toksike-reagon-rama-cfare-shemtie-te-blesh-pisa-te-huaj-per-ta-bere-pis-atdheun/
Top Channel